
LOMSH
Udhërrëfyes pragmatik për tregun kaotik të IT-së
Libri LOMSH sapo u publikua sot
(17-Shkurt-2022)! 🚀
Për ta marrë librin, shënoni email adresën tuaj në formën më poshtë:

Drilon Jaha
Drilon Jaha është themelues i kompanisë Mozaix dhe ka pasur punë me industrinë dhe programuesit që nga viti 2014. Nga përvoja e ka kuptuar që sociologjia e zhvilluesve të softuerit dallon nga ajo e profesioneve të tjera, andaj edhe ka vendosur që të ndajë me të gjithë përvoja të dobishme përmes këtij libri. Me Drilonin kanë bashkëpunuar më se 100 zhvillues softueri, brenda dhe jashtë Mozaix-it. Driloni ka këshilla edhe për ata që duan t’i bashkohen industrisë së programimit, por që nuk e dinë kah t’ia fillojnë.

Dardan Xhymshiti
Dardan Xhymshiti është një inxhinier softueri ku për momentin ushtron rolin e Senior Big Data Engineer në kompaninë gjermane Data Reply. Ai ka përfunduar studimet në UCDenver në drejtimin Computer Science. Dardani është dashamirës i dizajnimit të sistemeve të bazuara në event-streaming, kodimit të mirëfilltë dhe mentorimit të programuesve të rinj.

Fatos Morina
Fatos Morina është inxhinier i softuerit me përvojë disa vjeçare. Ka përfunduar studimet master ne Universitetin Teknik të Mynihut me specializim në Machine Learning. Ka shkruar më tepër se 300 artikuj, duke grumbulluar më tepër se 1 milion lexime deri më tani, ku 2 shkrime të tij janë përkthyer në japonisht dhe polonisht. I pëlqen mësimi i gjërave të reja, zhvillimi i produkteve softuerike, shkrimi dhe ligjërimi.